Skip to content

U përplasën ashpër me policinë, femerët e Lushnjës nuk heqin dorë, paralajmërojnë protestë të hënën (Kërkesat e tyre)

Fermerët e Lushnjës kanë vijuar me këmbënguljen për të marrë një zgjidhje për problematikat e tyre lidhur me mbështetjen e munguar nga qeveria dhe munges e tregut për të shitur prodhimet e tyre bujqësore, pasi jo pak herë këto të fundit kanë përfuduar duke u kalbur nëpër kanale apo kanë mbetur stoqe nëpër magazina. Ndërkohë, në vazhdën e reagimeve ndaj indiferentizmit të qeverisë, fermerët kanë thirrur një protestë paqësore e cila do të mbahet ditën e hënë më datë 15.11.2021 në orën 11:00- 14:00 në bulevardin kryesor të qytetit të Lushnjës.

Siç bëjnë me dije fermerët, protesta ka për synim të sensibilizojë qeverinë dhe opinionin publik për ndryshimin e Paketës Fiskale 2022 në fushën e bujqësisë si dhe të merren në konsideratë gjashtë kërkesat e dërguara nga “Shoqata e Eksportuesve të Fruta Perimeve”, “Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar” dhe “Sindikata e Fermerëve të Bashkuar”. Fermerët shprehen se qeveria ka detyrim ligjor që të konsultohet me grupet e interesit para se të ndryshojë Paketën Fiskale.

Kujtojmë që herën e fundit, protestuesit u përplasën ashpër me policinë pasi situata u rëndua duke u rritur tensionet.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb