Skip to content

U qëllua me armë zjarri në mes të Tepelenës, ndërron jetë 54-vjeçari (Emri+Foto)

Ka ndërruar jetë 54-vjeçari Çajup Selimi, personi të cilit iu bë një atentat pak minuta më parë në banesën e tij në qendër të Tepelenës.

Selimi u qëllua nga persona ende të paidentifikuar teksa po kthehej në banesën e tij në qendër të Tepelenës. Fillimisht u raportua se ai ishte plagosur rëndë, por me sa duket nuk ka mundur t’i mbijetojë dot plagëve të marra, duke ndërruar jetë në spital.

54-vjeçari, pronar i një biznesi në Tepelenë, nuk rezulton një person me precedentë kriminal, por është pjesë e kronikës, pasi në vitin 2018 është rrahur me sende të forta nga dy persona në hyrje të banesës së tij.

Selimi është paraqitur në atë kohë në spitalin e Gjirokastrës si pasojë e plagëve të marra, por ka mundur t’i mbijetojë goditjeve me levë dhe thikë.

Për ngjarjen e rëndë të vitit 2018 u ndalua Risiano Abedini, 27 vjeç nga Tepelena.

Vijon…

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb