Zbardhen detaje të reja nga të shtënat me armë që janë regjistruar mesditën e sotme tek nënkalimi i Liqenit të Thatë në Tiranë.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se i është bërë atentat administratorit të shkollës private Ëilson, Lulëzim Mashës 63 vjeç. Ky i fundit po udhëtonte me makinën e tij tip “Benz”, kur një person ende i paidentifikuar ka hapur zjarr ndaj automjetit.

Burime paraprake bëjnë me dije se Lulzim Masha i ka parë lëvizjet e autorit që ka shkrepur armën ndaj tij. Në dëshminë paraprake, ai ka rrëfyer identitetin e tij, por nuk dihet ende emri pasi ai nuk e ka njohur.

“Ishte një i ri në moshë, rreth 1.75 i gjatë. Esmer në fytyrë dhe me mjekër. Mendoj se ishte i moshës 25-vjeç. Nuk më ka komunikuar asgjë, vetëm ka qëlluar dhe është larguar menjëherë. Kam lëvizur makinën disa metra nga vendi i ngjarjes dhe kam kontaktuar policinë. Ka qenë në këmbë kur më doli përpara dhe është larguar në këmbë”, ka rrëfyer Lulëzim Mashës në polici.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re