Ka ndërruar jetë Pashko Ujka që u qëllua pas shpine me silenciator mbrëmjen e sotme pranë banesës së tij. 64 vjeçari nuk ka arritur dot t’iu mbijetonte plagëve të marra nga arma e zjarrit

Ish-kryetari i Komunës së Velipojës dhe ish-deputeti i PDK-së, Pashko Ujka u qëllua me armë mbrëmjen e sotme shumë pranë banesës së tij në lagjen Vasil Shanto në Shkodër. Ne momentin e ngjarjes, viktima ka qene i shoqeruar nga bashkeshortja.

Menjëherë pas plagosjes, familjarët e Ujkës bënë apel për dhurim gjaku, pasi i plagosuri kishte humbur shumë gjak dhe ishte në gjendje të rëndë. (Lexo edhe)

Një nga pistat ku po hetohet dhe ka dyshime që mund të jetë planifikuar atentati është ajo e aktivitetit me të cilin është marrë prej vitesh Ujka. Ka të bëjë me ndërtimet që ka bërë në qytetin e Shkodrës por edhe zonat përreth. Nuk përjashtohet as veprimtaria e tij si kryekomunar apo deputet i parlamentit të Shqipërisë.

Ujka ka mbajtur postin e kryetarit të Komunës Velipojë nga viti 2011 deri në vitin 2015, si pjesë e koalicionit me PS-në, ndërkohë ai më herët ka qenë deputet me PDK-në në koalicion me PD-në.

Mbrëmjen e sotme, atentati ndaj Ujkës ishte i treti, pasi më herët, dy herë të tjera është qëlluar ndaj shtëpisë së të ndjerit.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re