U qëllua në mes të Torinos, kush është 48-vjeçari shqiptar, me precedentë në fushën e narkotikës (EMRI)

kjugk.jpg

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Shqiptari i cili u qëllua me armë zjarri ditën e djeshme në Torino në sy të vëllait të tij quhet Rexhep Uba, 48 vjeç nga Tirana. Emrin e zbulojnë mediat lokale, që raportojnë se ai ndodhet në spital, në gjendje të rëndë.

Ngjarja u shënua rreth orës 11 të ditës së djeshme, në sheshin “Venecia”, në Torino. Sipas mediave italiane, 48-vjeçari ndodhej me të vëllain në zonë dhe sapo kishin zbritur nga një “Fiat Panda” që e kishin parkuar aty rrotull. Në një moment, Rexhep Uba qëllohet me armë zjarri nga një person që sipas dëshmitarëve, kishte veshur një xhup të zi.

Raportohet se ka marrë dy plumba në gjoks. Një efektiv policie që shkoi në zonë i dha ndihmën e parë të plagosurit. Ndërsa autori u ndoq nga i vëllai i 48-vjeçarit me vrap, por nuk u arrit prej tij.

Lidhur me ngjarjen, mediat pasqyrojnë deklaratat e dy personave, të vëllait të 48-vjeccarit dhe efektivit të policisë që e ndihmoi. Ky i fundit shprehet se Rexhep Uba i ka thënë pasi është qëlluar me armë: “Nuk e di, nuk e di kush më qëlloi”.

Ndërkohë, i vëllai foli për një “sherr të rastësishëm në rrugë” para të shtënave.

Megjithatë, siç raportojnë mediat lokale, ka pak gjasa që deklarata e të vëllait të 48-vjeçarit të jenë të besueshme për hetuesit, nisur dhe nga e kaluara e Rexhep Ubës. Ky i fundit ka precedentë në fushën e narkotikëve.

Grupi hetimor i ngritur për ngjarjen ka marrë në shqyrtim pamjet e kamerave të sigurisë në zonë si dhe telefonat e dy vëllezërve.

Referuar të dhënave në mediat italiane, në vitin 2001 Rexhep Uba është arrestuar si pjesë e një grupi që merrej me trafik ndërkombëtar droge. Gjatë aksionit, u sekuestruan 1850 kg marijuhanë, por sipas raportimeve të kohës, grupi merrej dhe me trafik heroine, kokaine e armësh.

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë