Zv kryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe ka publikuar deklaratën e Urgjencës së Spitalit të Lushnjës, duke sulmuar të renë Elsa Bita, e cila u rrah barbarisht ditën e sotme nga shefi i policisë për shkak se po filmonte thyerjen e heshtjes zgjedhore nga socialistët.

Si të mos mjaftonte rrahja brutale me të cilën u përball, sipas videove të bëra publike, Elsa Bita duhet të përballet dhe me sulmet e zv/Kryeministrit, i cili u shpreh ashpër në Facebook “Çfarë turpi, çfarë mashtrimi”.

Në dokumentin e publikuar nga Braçe, që sipas tij është nga spitali, thuhet se pacientja që u paraqit në spital nuk ka fraktura as në krah dhe as në kokë apo qafë, siç pretendonte ajo.

Postimi:

CFARE MASHTRIMI!

CFARE TURPI!

CFARE NEVERIE!

Gjithe historia qe cmendi dynjane sot ne mengjes me “thyerjen e dores se nje gruaje ne Divjake”, ESHTE MASHTRIM

Urdheroni:

ZERO THYERJE DORE, PARAKRAHU APO KRAHU;

ZERO NDRYDHJE DORE, PARAKRAHU APO KRAHU;

ZERO THYERJE QAFE;

ZERO NDRYDHJE QAFE;

ZERO THYERJE APO NDRYDHJE GJEKUNDI TJETER NE TURP;

ZERO SHENJA DHUNE KUDO NE TRUP;

GJITHCKA PAS GRAFISE E SKANERIT, KONFIRMUAR NGA GRAFIA DHE SKANERI!

Tani krimineli Sali Berisha, sivellau i tij Ilir Meta, te kene turp per cdo ndyresi qe nxorren nga goja e me te cilen ndyne te verteten!

UA KAM THENE;

ME MUA SDO JA DILNI KURRE SA KOHE KAM VETEM NJE RRUGE KU ECI E JETOJ:

RRUGEN E LIGJIT, DREJTESISE E ZOTIT!

Nderkohe pergjigje per kriminelet ordinere ne strukturen e Mbikqyrjes se Territorit” a keni?

Pergjigjuni funderrina!

(E.H/Faxweb.al)

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re