Banorët e ‘5 majit’ në Tiranë vijojnë me protestat pasi janë skeptikë dhe se mund të zihen në befasi nga IKMT dhe tu shemben shtëpitë.

Protesta është zhvendosur sot në njësinë numër 4 pasi projekti prek dhe shtëpitë e këtyre banorëve.

“Na kanë sjellë marrëveshje pa vula, ne u shkatërruam duke pritur”-thanë banorët.

“Më kanë sjellë një dokument shpronësimi dhe nuk e kuptoj, nuk vinë për të na pyetur se për cafrë kemi nevojë.

E kam një kasolle aty dhe ta shohë kamera.
Letër për prishjen nuk më ka ardhur por shpronësimi është krejtësisht i paligjshëm

Kërkesat tona janë që të vijnë këtu, sepse shtëpinë time ma kanë sjellë me shumë pak metra katrorë ndërkohë që është në proces legalizimi dhe po bëhen shkelje në mënyrë të hapur”-tha një nga banorët.

“Vijnë dhe duan të më prishin shtëpinë që e kam prej 30 vitesh, sit ë marr unë shtëpinë me qera, marëveshja ka ardhur pa vula. Sa do zgjasë pritja se po marrëveshja dhe sa do rri me qera. Burrin e kam 70 vjec dhe për 10 vite vdes ai, nuk do gëzojë as shtëpië që e bëmë me mish e gjak, me mund lopate. Kemi shpenzuar për vilën 400 milionë, nuk kam asnjë afat të caktuar për kohëzgjatjen”– u shpreh një grua.

(E.D/faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re