Bashkimi Evropian e ka mohuar të ketë shkruar dokumentin që ka qarkulluar të shtunën në mediat kosovare, në të cilin thuhej se Përfaqësuesi i Lartë i BE-së Josep Borrell do t’i thoshte kryeministrit Albin Kurti që të mos e dërgojë policinë në veri të Kosovës.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka thënë për portalin KlanKosova se një dokument i tillë nuk është shkruar nga ata.

“Zakonisht nuk i komentojmë raportet e mediave në lidhje me dokumentet e pretenduara të BE-së, në këtë rast të veçantë “dokumenti” është një falsifikim i plotë dhe diçka e tillë nuk u prodhua kurrë nga BE”, ka thënë Stano.

Gjithashtu, në atë dokument thuhej se Kurti e kishte mbështetur vazhdimin e mandatit të Misionit EULEX në Prishtinë dhe se dokumenti ishte përpiluar nga Komisioni Evropian pas takimit joformal të liderëve të Ballkanit. Tutje, në dokument shkruhej se Borrell e përshëndet raportin e Kurtit me Gjykatën Speciale.

(E.H/Faxweb.al)

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb