Laçi është zgjuar mëngjesin e sotëm i mbuluar nga tymi. Mësohet se gjate orëve të natës u është vënë flaka mbeturinave në kodrat e qytetit.

Për pasojë retë e tymit janë shpërndarë në qytet, madje dhe në disa fshatra të zonës së malësisë së Kurbinit.

Për të normalizuar situatën në vendgrumbullimin e plehrave kanë mbërritur fadroma dhe zjarrfikësit e Laçit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re