Një 51 vjeçar me inicialet V.H 51 vjeç është arrestuar nga policia me akuzën ‘shkatërrim i pronës me zjarr’ pasi mesditën e djeshme, në vendin e quajtur “Përroi i Verandës”, Radhimë, dyshohet se ka djegur me zjarr, dy parcela me ullinj në pronësi të shtetasve B. Sh. dhe N. Sh.

Prej disa ditësh zjarret kanë pushtuar vendin për shkak dhe të temperaturave jashtëzakonisht të larta.

Gjithashtu blutë e Vlorës kanë prangosur dhe një 38-vjeçar në Konispol pasi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Njoftimi i policisë:

Vihen në pranga 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Orikum arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, shtetasin V. H., 51 vjeç, banues në Orikum, pasi mesditën e djeshme, në vendin e quajtur “Përroi i Verandës”, Radhimë, dyshohet se ka djegur me zjarr, dy parcela me ullinj në pronësi të shtetasve B. Sh. dhe N. Sh.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin A. GJ., 38 vjeç, banues në Konispol, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re