Nga dita e sotme kanë ndryshuar rregullat për udhëtimet drejt Malit të Zi. Duke u nisur nga rritja e të infektuarve me koronavirus në Shqipëri, autoritetet malazeze kanë vendosur kufizime të reja.

Drejt vendit fqinj, në të gjitha pikat kufitare mund të hyjnë vetëm personat që do të kenë një nga këto dokumente, test PCR, tampon negative me vlefshmëri jo më shumë se 72 orë, certifikatë vaksinimi me të dy dozat si dhe test serologjik që ke kaluar infektimin.

Njoftimi i autoriteteve doganore:

Drejtoria Rajonale e Kufirit Dhe Migracionit Shkodër. Autoritetet policore të Malit të Zi kanë njoftuar mbi masat e reja të kufizimit të hyrje-daljeve në pikat e kalimit kufitar, nisur nga situata e pandemisë.

Duke filluar nga data 15 shtator 2021, çdo shtetas që do të hyjë në territorin e Malit të Zi duhet të paraqesë një nga dëshmitë e mëposhtme:

1-Test RT-PCR për SARS-COV2;

2-Tampon negativ (vlefshmëria jo më shumë se 72 orë);

3-Certifikatë vaksinimi me të dy dozat;

2-Test serologjik që vërteton se ke kaluar COV2, në një afat brenda 180 ditësh.

Theksojmë se do të njihen vetëm testet e lëshuara vetëm nga laboratorët e subjekteve si më poshtë:

1-American Hospital, 2-Intermedica Center, 3-Genius Lab, 4-German Hospital, 5-Biocheck Diagnostic, 6-Salus Tirana, 7-Noval Diagnostic, 8-Pegasus Med,9-Clinical Cambridge, 10-Orion Struga. Duke ju falënderuar për mirëkuptimin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re