Ulsi Manja paralajmëron të fortët në burgje: Në tavolinën time kam disa emra, do t’i çojmë në regjimin e ashpër

ulsi-manja.jpg

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, në një komunikim që pati me gazetarët u pyet në lidhje me regjimin 41 Bis, që sipas tij shumë shpejt do ti bashkohen dhe të dënuar të tjerë. Manja tha se në tavolinën e tij janë emrat e disa personave me rrezikshmëri kriminale, dhe për ta janë duke u mbledhur të dhëna dhe nga drejtoritë e burgjeve.

“Lidhur me trajtimin e rasteve në regjimit 41 Bis, nuk është i stopuar, shumë shpejt do të kemi raste të tjera të personave që do të çohen në këtë regjim. Të personave me rrezikshmëri kriminale dhe në vlerësimin paraprak plotësojnë kushtet që të jenë pjesë e këtij regjimi”, tha Manja.

Në regjimin 41 Bis, janë vendosur disa personazhe të njohura të botës së krimit, përfshirë Emiljano Shullazin dhe anëtarë të tjerë të bandës së tij.

Këtyre personave iu ndalohen telefonatat me jashtë, dhe kanë një monitorim më të rreptë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë