Në mbyllje të një gjyqi publik 40 minutësh për kryetarët e bashkive, kryeministri Edi Rama i ka hequr fjalën njërit prej tyre, i cili duket se donte të replikonte pas dushit të ftohtë. Rama i bën shenjë kryebashkiakut që të ulet dhe i kujton atij se nuk i kishte dhënë leje për të folur.

“Ulu, ulu se nuk ta dhashë fjalën ty unë”, dëgjohet duke thënë Rama, ndërsa regjia e ERTV-së nuk fokuson kryebashkiakun rebel që donte t’i merrte vëmendjen kryeministrit.

Rama kritikoi sot kryebashkiakët sa i takon procedurave të prokurimeve si dhe vonesave në përmbylljen e procedurës për regjistrimin e tokave bujqësore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re