Skip to content

“Unë e them publikisht mbështes Berishën sepse …”, Altin Goxhaj godet Bashën: E pashë me sytë e mi si e trajtoi si legen roja e Drejtorisë së Policisë

Avokati Altin Goxhaj ka qenë i ftuar pasditen e sotme në studion e Fax News ku ka risjellë në vemnedje ilustrimin që bëri në rrugët e Tiranës të premten në mbrëmje të asaj që pritet të ndodhë në Shqipëri në dhjetor.

Altin Goxhaj edhe njëherë theksoi se shërbimet do të jenë të kufizuara vetëm për qytetarët e vaksinuar por ai tha se nuk do ndalen protestat për ndaljen e qeverisë.

“Reagimi që bëmë të premten në darkë, me Faxin me vete, improvizimi që bëmë me ato dy personat me të bardha, ka thyer çdo lloj shikueshmërie, mbi 200 mijë shikime. Njerëzit janë shokuar. Ne duam të tregojmë sesi Greenpass do të falimentojë gjithçka, do të vështirësojë jetën për qytetarët. Besojme se kemi arritur të ndërgjegjësojmë njerëzit. Dje kishim delegacion nga Kosova, nga rezistenca kundër vaksinimit të detyruar. Këtë të shtunë besojmë se do të kemi rezultat më të mire, sepse do shpërndajmë njoftimet për  protestë te bizneset në formën e një gjobe. Do t’i themi biznesit që t’i gjobitesh 5 milionë lekë, duke bërë sikur jemi në dhjetor. Nga ana tjetër do t’i shpjegojmë që të mos e marrësh  këtë gjobë, sjell një person në protestën tonë që të ndalim qeverinë që të mos e beje Greenpass. Njerëzit janë shokuar kur kanë kuptuar çfarë vërtetë do të ndodhë“, tha Goxhaj.

Në intervistën e tij , avokati Altin Goxhaj u pyet dhe për përplasjen Basha-Berisha. Ai shprehu hapur mbështetjen e tij për Sali Berishën, pasi sipas tij ai është i vetmi person që i druhet kryeministri Edi Rama .

Sa i takon Bashës, Altin Goxhaj e akuzon se ka punuar për 8 vite për uljen e kostos së represionit të qeverisë. Ai solli ndërmend një epison nga protestat kundër parkut të lodrave në Tiranë, kur disa funksionarë të PD-së u shoqeruan në Polici. Goxhaj tha se e ka parë me syte e tij si roja e drejtorisë së policisë e ka trajtuar Bashën ‘si legen’, gjë e papranueshme për Goxhajn.

“Unë e them publikisht që unë e përkrah totalisht lëvizjen e Berishës për të marrë PD. S’ka sesi mos jem në favor të kësaj lëvizje, kur Berisha po ndërmerr atë narrative që e kam shpjeguar unë prej 7 vitesh. Berisha ka një numër të këqijash, por të gjithë bashkë, sado përpiqen, askush nuk mund të mohojë se Berisha ka një të mirë. Berisha është i vetmi në Shqipëri që mund të frikësojë Ramën. I vetmi aktor dhe faktor që frikëson pushtetin dhe Edi Ramën. Është nga ata që ka fuqinë t’ia vërë fitilin zjarrit por nuk është zjarrfikës. Kush e ka frikë qeverinë? Populli. Është kjo demokraci? Jo. Të gjithë kanë frikë qeverinë. Koncepti është që nëse ti je qeveria dhe unë jam populli dhe ti bën represion ndaj meje, ky është një proces që është punuar të ndodhë. Këtë e ka bërë kolona e pestë e Sorosit në PD, në bashkëpunim me Ramën. E mbani mend protestën kundër Erion Veliajt te Liqeni. U angazhuan të gjithë. Pasi u përplasën fort, mbas një ore, policia rrëmben në rrugë 15 protestues përfshirë funksionarë të lartë të PD. Shkon Lulzim Basha te Drejtoria Policisë bashkë me PD-në, futet te dera, dhe e trajtuan si legen dhe e përzuri roja e derës. Pssi bëri 20 minuta debat me rojën , del Basha jashtë dhe thotë ata do t’i mbajnë dhe ne do ikim. Unë ika atje bëra zhurmë të madhe. Mbas gjysmë ore që bërtisja, ata u detyruan të më lënë të futem. Nuk e lanë Bashën por më lanë mua. Erdhi komisioneri. Bëra muhabet për qejf me Indrit Hoxhën. Dola jashtë dhe më tha roja pse bërë këtë zhurmë. Unë e bëra këtë sepse u tmerrova sepse pashë që Lulzim Bashën e trajtojnë si legen një roje. Mund të trajtosh si legen kryetarin e opozitës por jo mua. Në 8 vite Basha i ka ulur koston represionin e qeevrisë”, deklaroi Goxhaj.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb