Reshjet intensive të shiut gjatë natës së djeshme kanë sjellë përmbytjen e një siperfaqeje të konsiderueshme toke bujqësore dhe serash në fshatrat Jagodinë dhe Bujqës në bashkinë e Elbasanit. Sipas fermerëve sa herë që bie shi ata përmbyten duke humbur të mbjellat e stinës.

Shkak i permbytjeve sipas banorëve është bërë mos pastrimi si duhet i kanaleve kulluese. Sikurse duket dhe në pamjet e suguruara nga FaxNews uji ka marrë përpara inerte të shumta.

Të irrituar me përsëritjen e historisë dhe të shqetësuar për dëmet banorët kërkojnë vëmendje nga autoritetet vendore.

Në një intervistë për FaxNeës një banor i zonës shprehet se punonjësit shtetëror nuk pastruan kanalet kur kryen punimet por prishën urën dhe një beton, jashtë çdo logjike duke sjellë dhe në përmbytjet e ditës së sotme.

“Kur u bë rruga vjet, u përmbyt kështu siç është sot dhe ata shkuan në fund dhe prishën një urë me beton në pjesën ku nuk përmbytet. Kjo përmbytet këtu, nuk e marr vesh, unë fshatar jam dhe jetoj përdit këtu. Nëse pastrohet ky kanal 100 m këtu kjo zonë nuk përmbytet më. Ata shkuan dhe prishën betonin dhe urën atje dhe thanë ne e shpëtuam këtu”, tha një banor i zonës.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re