Skip to content

“Unë sot do të jem personi i parë që do të vaksinohem”, Rama në ‘ekstazë’ pas sigurimit të vaksinës: Na i dhanë sepse ky vend ka Edi Ramën kryeministër

Rama: Procesi ka filluar të premten dhe sot në orën 9 është kryer ky procesi i zhdoganimit për shkak të hapave që duheshin ndjekur. Vendi që na i ka dhuruar ka kërkuar kofdencialitet. Në një moment tjetër unë mbase do të kem mundësinë ta them dhe ta falenderoj publikisht. Ky vend e bën për Shqipërinë dhe s’më takon mua ta them por po e bën sepse ky vend ka Edi Ramën kryeministër.

Nesër do të jemi në Fier pasi do të duhet të mbështesim një nisëm shumë ambicioze për ngritjen e spitalit rajonal dhe pasneser mund te inspektojmë ambientet e vaksinave.

Unë sot do të jem personi i parë që do të bëjë vaksinën.

/faxweb