Ungjilloret pranojne se familja Josifi ka frekuentuar perpara 15 vjetesh kishen ne qytetin e Permetit.

Por drejtuesit e Kishës Ungjillore theksojne se Zhaneta dhe dy vajzat e saj, Anisa dhe Blerta nuk figurojne në regjistrin e besimtareve.

“U informuam për tragjendinë e familjes Josifi. Të gjithë fetë në Shqipëri besojnë në ringjallje. Shërbesat e Kishës i kemi çdo ditë në media. Predikojmë dashurinë e Zotit dhe faljen e mëkateve, thuhet në deklaratën për shtyp të Ungjillorëve..

Zhaneta Josifi 56 vjec dhe Anisa Josifi 30 vjec u gjeten pa jete në banesën e tyre në Kombinat.

Sipas ekspertizës vajza kishte vdekur që në mars të 2019 ndërsa nëna e saj dhe motra kishin kryer ritual me shpresën se ato do të ringjalleshin, duke e mbajtur të vdekur në banesë dhe duke ia lyer trupin me vaj dhe uthull.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re