Procesi i vaksinimit të efektivëve të policisë ka nisur edhe në qytetin e Elbasanit.

Aktualisht janë përgjigjur pozitivisht kryerjes së vaksinës 400 punonjës, ndërsa mbetet ende i lartë numri i efektivëve që e kanë refezuar, kjo për shkaqe shëndetësore apo dhe arsye të tjera. Vetë ata theksuan se me procesin e vaksinimit ndjehen më të mbrotjur nga COVID-19.

 

Për të shmanguar grumbullimet dhe lëvizjet e panevojshme punonjësit e policisë do të vaksinohen në qytetet ku punojnë.

 

Procesi i vaksinimit te uniformat blu ka nisur edhe në qytetin e Kukësit ku 165 efektivë të komisariatit të Kukësit si dhe 22 efektivë të policisë bashkiake i jane drejtuar pikave te posacme.

 

Vaksinimi në rradhët e policisë ka nisur edhe në qytetin e Shkodres.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re