Reshjet e shumta të stinës së dimrit dhe prurjet e medha ne lumin Droje kanë dëmtuar seriozisht këmbet e urës së tij. Sipas banorëve situata në këtë urë është alarmante, referuar dhe faktit se mjetet e tonazhit të rëndë qarkullojnë në mënyrë të pandërprerë në rrugën e cila ka pësuar gërryerje të mëdha në këmbët e saj.
E ndërtuar dy vite më parë pas shembjes së saj në vitin 2017, pas rrëzimit të së cilës thuajse banorët e disa fshatrave mbeten të izloluar, tani mbart probemin e një rreziku të madh. Prurjet e lumit Drojë dhe marrja pa kriter e inerteve në shtratin e këtij lumi, sollën të tilla problematika. Rrjedha e lumit ka devijuar në njërin krah, aty ku dhe dëmet janë të medha, bazamenti i shtratit është thelluar duke gërmuar njërën këmbë të urës dhe duke sjkaktuar njëkohësisht në një perimeter të gjatë rënjen e dherave. Siç dhe duket nga pamjet gërryerjet janë afruar dhe banesave.
Ura mbi lumin Drojë ndan dy njësite administrative të Kurbinit dhe Krujës, ndërsa rikonstruksioni i saj është realizuar nga një kompani private. Apeli i banorëve është ndërhyerja e menjëhershme nga institucionet për të mbrojtur nga dëmtimi total urën, me investim në barrierat e saj përgjatë shtratit me qeëllim për t’i paraprirë një mbrojtjeje nga rreziku i rënjes së saj.
(E.H/Faxweb.al)
/faxweb



