Aktivisti Elton Laska ka denoncuar ditën e sotme shkatërrimin e urës së Matit ose e njohur edhe si ura e Milotit.

I ftuar në ABC e Mëngjesit, ai ka deklaruar se kjo urë është një trashëgimi kulturore e ndërtuar nga italianët dhe nuk duhet të lejohet që të rrezikohet.

Mirëpo, sipas Laskës, ky shkatërrim ka shërbyer edhe “për mirë”, pasi deri dje askush nuk e njihte urën e Milotit, pasi nuk kishte as një tabelë identifikuese.

“Kjo urë ka qenë një nga veprat tektonike të ndërtuara nga italianët. Është një urë me pesë harqe dhe është një urë që nga mënyra ndërtimit ndahen dy epoka.

Përveç faktit që ne jemi banor, jemi një grup rinor, një qendër. Ne jetojmë atje dhe nuk mund ta tolerojmë këtë gjë. I drejtohemi edhe bashkisë se është monument kulture. Kjo ka edhe anë pozitive se deri dje nuk e dinin se kush ishte ura e Milotit se nuk kishte as një tabelë. Tani e kanë kuptuar”, tha aktivisti.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re