Si rezultat i shirave të rrëmbyeshëm të ditëve të fundit ura e Zogut mbi lumin Mat rrezikon të shembet.

Ujrat e rrëmbyeshëm kanë dëmtuar njërën nga këmbët e urës dhe bazamenti i saj ka pësuar rënie në një diametër rreth 2 metra.

Kjo urë është ndërtuar në vitin 1926 nga inxhinierë italianë . Konsiderohet si objekt i rëndësisë së veҫantë dhe mbrohet nga shteti.

Ura e Zogut vazhdimisht ka pasur dëmtime, por asnjëherë nuk ka patur vëmendjen e institucioneve, ndërsa tani është në rrezik të shembjes së saj nga dëmtimi i njërës këmbë si rezultat i shiravë dhe prurjeve në lumin Mat.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re