Skip to content

Uroi 28 nëntorin me foton e diktatorit Enver Hoxha/ Balla: Deputeti Çela me tha se i kanë marrë telefonin

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Një ditë më parë, në grupin e “Whatsapp” të Komisionit të Sigurisë, deputeti i PS, Bujar Çela ka uruar 28 nëntorin  me një foto ku krahas flamurit shqiptar, ishte edhe figura e ish-diktatorit Enver Hoxha.

 

Lidhur me këtë ka reaguar kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla. Pas nderimeve që i bëri në varrezat e Fierit, dëshmorëve të Luftës Nacional Çlirimtare, Balla tha se ka marrë një sqarim nga deputeti Çela. Ai theksoi se derisa të bëhen të gjitha verifikimet e nevojshme do të vendoset nëse do të merret masë disiplinore ndaj tij.

 

“Unë kam marrë një sqarim nga deputeti në fjalë, që bëhet fjalë për përdorim të aparatit të tij celular nga persona të tjerë. Kjo do të jetë pjesë e një verifikimi në aspektin e grupit të sjelljes dhe etikës brenda grupit parlamentar dhe çdo masë ndëshkimore do të merret në momentin që do të ketë verifikime. Do i kërkoja të gjithë kolegëve të tjerë të raportojnë raste të tilla dhe natyrshëm që grupi parlamentar i PS ka të gjithë instrumentet e nevojshme për të ndërmarrë çdo lloj hapi apo mase disiplinore”, tha Balla.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë