Bashkimi Evropian ka arritur të sigurojë katër milionë doza shtesë të vaksinës Pfizer/BioNTech, të cilat do të shpërndahen për vendet e prekura ndërkufitare brenda bllokut.

Presidentja e Komisionit, Ursula von Der Leyen njoftoi sot se marrëveshja do të ndihmojë vendet anëtare të mbajnë nën kontroll përhapjen e varianteve të reja të Covid-19. Ursula bëri me dije se këto doza do të ndihmojnë në sigurimin ose rivendosjen e lëvizjes së lirë të mallrave dhe njerëzve.

“Dozat e kesaj marrveshjeve do të dorëzohen përpara fundit të marsit.Kjo do të ndihmojë vendet anëtare të mbajnë nën kontroll përhapjen e varianteve të reja të virusit. Do i përdorim këto aty ku është më e nevojshme, veçanërisht në rajonet kufitare, këto doza të vaksinës do të ndihmojnë edhe në sigurimin ose rivendosjen e lëvizjes së lirë të mallrave dhe njerëzve” tha Ursula von der Leyen.

Deri më tani Bashkimi Evropian ka arritur të nënshkruajë gjashtë kontrata për më shumë se dy miliardë doza vaksinash, për 450 milionë qytetarë.

(R.G/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re