Një hetim në Kolumbi ka zbuluar se 6,402 civilë u vranë nga ushtria midis vitit 2002 dhe 2008, të cilët u raportuan në mënyrë të rreme si luftëtarë kundërshtarë.

Numri i vrasjeve, rezulton tre herë më i lartë se gjetjet e mëparshme. Hetimi u bë nga një gjykatë speciale që shqyrton krimet e kryera gjatë një konflikti gjysmë shekulli midis trupave dhe rebelëve të krahut të majtë.

Një marrëveshje paqeje që i dha fund konfliktit u nënshkrua në 2016.

Viktima të këtyre vrasjeve të kryera nga ushtria kolumbiane ishin kryesisht meshkuj të rinj nga familje të varfëra.

Qëllimi i ushtrisë ishte t’i kalonte ata si rebelë të krahut të majtë nga Forcat e Armatosura Revolucionare të Kolumbisë (Farc) për të rritur shkallën e saj të vrasjeve dhe për të dhënë përshtypjen se po fitonte konfliktin e armatosur kundër grupit.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re