– Konsumimi i vajit të peshkut mund të ngadalësojë përparimin e Alzheimerit tek ata që janë në rrezik.
Sado e çuditshme të duket, kjo është teza e mbështetur nga një grup kërkimor nga Universiteti i Shëndetit dhe Shkencës në Oregon, në një artikull të publikuar së fundmi në “Jama Network Open”.
Ekspertët arritën në përfundimet e tyre pasi analizuan rezultatet e marra nga terapia në një kampion prej mbi 100 vullnetarësh. Kjo është një recetë premtuese, e cila mund të ndryshojë përgjithmonë qasjen tonë ndaj kësaj sëmundjeje misterioze.