Një 22 vjecar është arrestuar nga policia e Kukësit pasi u denoncua në faqen zyrtare të policisë Kukës, për përndjekje.

Uniformat blu kryen hetime dhe më pas arrestuan të riun nga Kukësi, raporton Vizion Plus.

Ai akuzohet ka ofenduar dhe shantazhuar në rrugë dhe rrjetet sociale, vajzen adoleshente.

 

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kukës, pas njoftimit të marrë në faqen e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, nga një shtetase e mitur që denonconte një 22-vjeçar për përndjekje, vlerësuan informacionin dhe filluan menjëherë hetimet.    Si rezultat i hetimeve të kryera u arrestua në flagrancë shtetasi A. K, 22 vjeç, banues në Kukës, për veprën penale “Përndjekja”, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një 16-vjeçare, duke e ofenduar dhe shantazuar në rrugë dhe në rrjetet sociale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re