Presidenti Ilir Meta këtë të premte i ka dërguar Këshillit të Emërimeve në Drejtësi listën e re me dhjetë kandidatë me qëllim plotësimin e vakancës së krijuar në Gjykatën Kushtetuese, për plotësimin e vendit vakant të ish-gjyqtarit Besnik Imeraj.

Përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat kreu i shtetit ka publikuar listën me emrat e aplikantëve që synojnë këtë post.

“Pas përfundimit të afatit të rishpalljes për aplikim për këtë vend vakant (14.10.2020), rezulton se për plotësimin e këtij vendi vakant kanë aplikuar dhe kanë shprehur interesin shtetasit e mëposhtëm”:

Z.Aleksadër Toma
Z.Altin Binaj
Znj.Aldona Sylaj
Znj.Ardita Buna (Alsula)
Z.Eugen Papandile
Z.Ilir Haznedari
Z.Klajdi Mone
Znj.Orkida Totojani
Z.Përparim Kalo
Z.Shaqir Hasanaj

Sipas presidentit Ilir Meta, lista e aplikantëve të mësipërm, së bashku me dokumentacionin e dorëzuar prej tyre, “do t’i përcillet menjëherë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi me qëllim që ky organ të vijojë po menjëherë procesin për verifikimin e të gjitha kandidaturave për plotësimin e këtij vendi vakant, sipas ligjit”.

Njoftimi i plote:

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta, pasi u njoh me njoftimin Nr. 268 Prot. Datë 18.09.2020 dhe Vendimin Nr. 29 Datë 16.09.2020, të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED), administruar me Nr. 3188 Prot., Datë 21.09.2020, konstatoi se:

Në përfundim të procedurave të verifikimit të kandidaturave nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, për plotësimin e vendit vakant gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese “Vakancë e parakohshme”, e krijuar nga përfundimi përpara kohe i mandatit të ish-gjyqtarit Besnik Imeraj, e shpallur fillimisht për aplikim nga Presidenti i Republikës me Dekretin nr.10723, datë 07.02.2018 dhe rishpallur me Dekretin nr. 11291, atë 27.09.2019, rezultoi se në garë për plotësimin e këtij vendi vakant nuk mbeti asnjë kandidat i kualifikuar.

Ndodhur në këto kushte, pasi vlerësoi njoftimin e përcjellë nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, Presidenti i Republikës, me qëllim ndjekjen pa vonesë të procedurave të kërkuara nga Kushtetuta dhe ligji për plotësimin e kësaj “Vakance të parakohshme” në Gjykatën Kushtetuese, në cilësinë e organit të emërtesës, me Dekretin nr. 11742, datë 24.09.2020, miratoi menjëherë:

– Rishpalljen e procedurës së aplikimit (për të tretën herë) për plotësimin e vendit vakant gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë me qëllim plotësimin e “Vakancës së parakohshme”, të krijuar për shkak të përfundimit përpara kohe të mandatit të ish-gjyqtarit Besnik Imeraj.

Kjo shpallje për aplikim ka qenë e publikuar për 20-ditë radhazi në faqen zyrtare të internetit të Institucionit të Presidentit të Republikës, si dhe në shtypin e shkruar, në Fletoren Zyrtare, në Buletinin e Njoftimeve Zyrtare, si dhe në gjithë mjetet e tjera të informimit publik përfshi dhe mediat audiovizive.

Pas përfundimit të afatit të rishpalljes për aplikim për këtë vend vakant (14.10.2020), rezulton se për plotësimin e këtij vendi vakant kanë aplikuar dhe kanë shprehur interesin shtetasit e mëposhtëm:

Z.Aleksadër Toma
Z.Altin Binaj
Znj.Aldona Sylaj
Znj.Ardita Buna (Alsula)
Z.Eugen Papandile
Z.Ilir Haznedari
Z.Klajdi Mone
Znj.Orkida Totojani
Z.Përparim Kalo
Z.Shaqir Hasanaj

Lista e aplikantëve të mësipërm, së bashku me dokumentacionin e dorëzuar prej tyre, do t’i përcillet menjëherë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi me qëllim që ky organ të vijojë po menjëherë procesin për verifikimin e të gjitha kandidaturave për plotësimin e këtij vendi vakant, sipas ligjit.

Presidenti i Republikës, përsërit edhe një herë thirrjen për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, që:

– me administrimin e listës së personave që kanë shprehur interesin për plotësimin e vendit vakant të ish-gjyqtarit Besnik Imeraj, të fillojë menjëherë nga puna me mbledhjen e dokumentacionit përkatës për të verifikuar sa më parë kandidaturat, duke bërë me dije çdo pengesë që mund të ndeshë gjatë procesit të mbledhjes dhe/ose përpunimit të informacionit për këtë qëllim.Ndërkohë Presidenti i Republikës i rikujton KED-së se, për plotësimin e vendit vakant të ish-gjyqtarit Besnik Muçi, që aktualisht KED ka në proces,

– të punojë pa ndërprerje, që të përfundojë sa më parë e sipas ligjit, shqyrtimin e kandidaturave;

– të angazhohet me të gjitha kapacitetet për vlerësimin dhe pikëzimin e kandidatëve të cilëve u lejohet kandidimi; dhe  t`i propozojë Presidentit listën e kandidatëve për plotësimin e kësaj vakance, sipas Kushtetutës dhe ligjit.

Presidenti i Republikës përsërit edhe një herë thirrjen ndaj Këshillit të Lartë Gjyqësor që të punojë në mënyrë të pandërprerë në drejtim të verifikimit dhe vlerësimit të kandidaturave për plotësimin e të gjitha vendeve vakante në Gjykatën e Lartë, që jo vetëm duhet të jetë plotësisht funksionale sa më shpejt për shqyrtimin e çështjeve të mbartura, por kjo Gjykatë duhet të jetë funksionale për të emëruar dhe 3 anëtarët e tjerë të Gjykatës Kushtetuese.

Presidenti i Republikës, i bën thirrje gjithashtu të gjitha institucioneve shtetërore të angazhohen me të gjitha kapacitetet dhe me përgjegjshmëri për t`i siguruar në kohën e duhur Këshillit të Emërimeve në Drejtësi informacionin e kërkuar prej tij për verifikimin e kandidatëve.

Gjykata Kushtetuese duhet të jetë sa më shpejt plotësisht funksionale me të 9 anëtarët e saj, në mënyrë që gjatë shqyrtimit të çështjeve, kjo trupë gjyqësore të mos ndeshet me asnjë pengesë proceduriale që bën të pamundur marrjen e vendimeve për themelin e pretendimeve kushtetuese të ngritura nga palët./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re