Drejtuesi i Departamentit të Drejtësisë në Partinë Demokratike, Gazment Koduzi ka ngritur dyshime të reja në lidhje me përfshirjen e mafias në ardhjen e 975 vaksinave të para në Shqipëri, për të cilat nuk dihet vendi që i dhuroi apo mënyra si u transportuan.

Koduzi solli si shembull paralajmërimin e Interpolit se edhe vaksina anti-Covid është vënë në qendër të vëmendjes së mafias, duke u shprehur se fakti që gjithçka u mbajt e fshehtë në lidhje me vaksinat që erdhën në Shqipëri, kushdo mund të hedhë dyshime për këtë.

“Interpoli para një muaji ka bërë një lajmërim që edhe vaksina është vendosur në qendër të mafias për ta trafikuar. Në momentin që Shqipëria e mban të fshehtë transportin, mund të ngrihen dyshime në lidhje me këtë gjë,” deklaroi Koduzi.

Koduzi foli gjithashtu edhe për bërjen e 975 dozave të para, duke u shprehur se ajo nuk mund të quhet një fushatë përshak se kemi të bëjmë më një numër shumë të vogël vaksinash. Ai shtoi se këto 975 doza të para u sollën për të mbuluar skandalin me Nusret-in.

“Nuk quhet fushatë nëse ke vetëm 975 doza. Kjo është propagandë. Ata i sollën, por se si i sollën se dimë. Kemi 975 doza anti-Nusret, që bëhen në një stadium të madh, pra vetëm për show,” u shpreh Koduzi.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re