Kreu i Sindikatës së Mësuesve Nevrus Kaptelli është shprehur kundër vaksinimit të detyrueshëm në radhët e arsimtarëve. Sipas tij sindikata këshillon të gjithë mësuesit që të vaksinohen, por ky proces nuk duhet të jetë kurrsesi me detyrim, sa kohë që arsimtarët përballen dhe me persona të tjerë që nuk janë të vaksinuar, siç mund të ndodhë gjatë transportit publik.

“Jemi kundër vaksinimit të detyrueshëm të mësuesve, Komiteti i Ekspertëve lë shumë gjëra të paqarta në këtë vendim. Më shumë se 870% e mësuesve janë të vaksinuar, çfarë vlere ka vaksinimi i tyre në rast se ata do të udhëtojnë në një urban që është i mbushur plot me qytetarë të tjerë që mund të jenë dhe të vaksinuar.

Ne jemi në mbështetje të mësuesve që nuk duan të bëjnë vaksinën. Ne u bëjmë thirrje mësuesve që të vaksinohen, kurrsesi nuk do të pranojmë që vaksinimi të jetë i detyrueshëm. Ne duam që të vaksinohen me vaksina të sigurta”, u shpreh Kaptelli.

“Komiteti i Ekspetëve të mos mbyllë shkollat, asnjë përfitim nuk do të ketë, të merren masa të tjera të distancimit, sesa të ketë një mbyllje të re të shkollës”, tha më tej kreu i Sindikatës për Fax News.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re