Mariglen Plesati, shoferi personal i Drejtorit të Urgjencës, Skënder Brataj, është vaksinuar ditën e sotme në ambientet e Air Albania Stadium.

Aktivisti Genc Sejko ka denoncuar këtë fakt, duke bërë ironi me iniciativën e qeverisë për vaksinimin e personaliteteve.

“Vazhdon vaksinimi i personaliteteve. Merr dozën e parë shoferi i drejtorit të urgjencës,” shkruan Sejko, i cili shpërndan foton e Mariglen Plesatit, shpërndarë në rrjetet sociale pasi mori dozën e vaksinës.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re