Regjisori i njohur, Pirro Milkani ka marrë sot dozën e parë të vaksinës së Pfizer në ambientet e stadiumit “Air Albania”.

Në fjalën e tij përpara kamerave, Milkani u shpreh se vaksina është e vetmja gjë mund ta shpëtojë njerëzimin nga pandemia, duke dashur të përçojë dhe një mesazh për të gjithë skeptikët e vaksinës.

‘Vaksina është shpëtimi i vetëm i kësaj pandemie te keqe. Gripi spanjoll shkatërroi njerëzimin me shumë vdekje. Të vaksinohemi, t’i rikthehemi jetës normale. Vaksina është një gjë shumë e mirë”, u shpreh regjisori Pirro Milkani.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re