Pas denoncimit të vaksninimit të shoferit të Bratajt nga aktivistit Genc Sejko, ka reaguar dhe Urgjenca Kombëtare.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore shpjegon përse është i rëndësishëm vaksinimi i shoferëve të ambulancave.  Urgjenca Kombëtare shkruan se shoferët e ambulancave kanë qenë njëlloj të angazhuar si mjekët apo infermierët.

Gjithashtu Urgjenca Kombëtare ka postuar dhe listën e plotë të stafit që janë vaksinuar këtë të hënë. Sipas sqarimit nga 80 persona të stafit janë vaksinuar 35 prej tyre pasi pjesa tjetër ose e ka kaluar ose janë të infektuar me Covid-19.

Reagimi i QKUM :

“SE DOLI NË SHUMË RRJETE SOCIALE SE SHOFERAT E QKUM, KANË PERFITUAR PËR TË BËRË VAKSINËN!

PSE DUHEN GODITUR INSTITUCIONET KU PUNOHET!

Puna e personelit mjekësor dhe mbështetës të QKUM ka një vit që është përqëndruar te shërbimi ndaj pacientëve me Covid-19. Dua të sjell në vëmendjen e qytetarëve, se fjala “shofer” e redukton tej mase punën e jashtëzakonshme që këta persona kanë bërë në një vit pandemi. Ata janë dhënës të ndihmës që kanë qenë njësoj të angazhuar si mjekët dhe infermierët e Urgjencës Kombëtare. Të gjithë shoferët e Urgjencës Kombëtare, në këtë periudhë pandemie janë në shërbim me autoambulancat për shkak të emergjencës së situatës.

1. Çdo ditë trajtohen dhe asistohen 24/24 orë pacientë me COVID, të cilët meren në banesë dhe dërgohen në spital.

2. Çdo ditë transportohen dhe asistohen të gjithë pacientët që dalin nga spitalet Covid dhe dërgohen në banesë.

3. Çdo ditë transportohen dhe asistohen pacientët kritikë me Covid-19 nga spitalet në aeroport, kur çdo qytetar ka vendosur të kurohet jashtë shtetit.

4. Çdo ditë trajtiohen dhe transportohen pacientë kritikë nga banesa në aeroport kur qytetarët kanë vendosur të kurohen jashtë shtetit.

5. Çdo ditë transportojnë dhe asistojnë pacientët që vijnë në aeroport nga shtetet ku janë trajtuar dhe i çojnë drejt spitaleve ose në banesë.

6. Çdo ditë kryhen transferimet midis spitaleve Covid 1,2,3,4 nga ky personel mjekësor dhe mbështetës.

Sot ishte radha e institucionit të QKUM-së të bënte vaksinën.

Nga personeli i përbërë nga 26 mjekë, 36 infermierë dhe 18 shoferë. Total 80.

Nga këta kanë bërë vaksinën sot 12 mjekë, 13 infermierë dhe 10 shoferë. Në total 35 persona.

Pjesa tjetër e personelit ose është e sëmurë duke kaluar sëmundjen në forma të ndryshme, ose e ka kaluar para pak kohësh dhe nuk mund ta bëjnë vaksinën.

Siguroj qytetarët se çdonjëri prej të vaksinuarve nga Urgjenca Kombëtare sot, duhej të vaksinohej. Mbrojtja e jetës së tyre do të thotë mbrojtje e jetës së qindra e mijëra pacientëve.

Është detyrë e shtetit, është detyrim i institucionit që unë drejtoj, të garantojë jetën e këtij personeli të vijës së parë.

Vlerësojeni Ju të nderuar qytetarë nëse kemi vepruar gabim duke i vaksinuar!

Kujtoj se një nga shoferat e ambulancave të urgjencës gjatë pandemisë humbi jetën!

Bashkëngjitur lista e personelit të QKUM i vaksinuar te stadiumi.

Kujtojmë se këtë të hënë aktivisti Genc Sejko denoncoi rastin e vaksnimit të Mariglen Plesati, shoferi personal i Drejtorit të Urgjencës, Skënder Brataj, i cili është vaksinuar ditën e sotme në ambientet e Air Albania Stadium.

Aktivisti Genc Sejko ka denoncuar këtë fakt, duke bërë ironi me iniciativën e qeverisë për vaksinimin e personaliteteve.

“Vazhdon vaksinimi i personaliteteve. Merr dozën e parë shoferi i drejtorit të urgjencës,” shkruan Sejko, i cili shpërndan foton e Mariglen Plesatit, shpërndarë në rrjetet sociale pasi mori dozën e vaksinës.

(R.G/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re