Gjatë dy ditëve në vijim, përkatësisht më 29 dhe më 30 qershor të gjithë të rinjtë e moshës mbi 18 vjeç mund të vaksinohen kundër koronavirusit.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka bërë me dije lajmin dy ditë më parë, ndërkohë dhe këtë të hënë ka bërë thirrje për të gjithë të rinjve që dëshirojnë të vaksinohen që të aplikojnë në e-Albania.

Manastirliu përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se qendrat e vaksinimit do të jenë të hapura nesër dhe pasnesër, nga ora 08:00-20:00.

“Aplikoni në e-Albania për t’u vaksinuar nëse jeni +18 vjeç, më 29-30 qershor, të cilat do të jenë ditët e hapura të vaksinimit masiv.
Qendrat e vaksinimit që do të jenë të hapura nesër dhe pasnesër, nga ora 08:00-20:00” shkruan Manastirliu.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re