Pas Tiranës, vaksinimi kundër koronavirusit do të nisë edhe në Vlorë dhe Shkodër.

Burime zyrtare të Drejtorisë Rajonale të Operatorit të Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor në Vlorë, mësohet se vaksinimi në qytetin bregdetar do të nisë ditën e shtunë.

Ndërkohë, po krijohet infrastruktura e duhur në stadium për kryerjen e procesit. Të parët do të jenë bluzat e bardha të shërbimit shëndetësor në Vlorë