Vaksinimi me detyrim/ Eurodeputeti-shqiptarëve: Dilni në protesta, mos pranoni të trajtoheni si fëmijë

gjermann.png

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Eurodeputeti gjerman, Joachim Kuhs, në një intervistë për “Quo Vadis” u ndal edhe te urdhri i Ministrisë së Shëndetësisë për të mos lejuar studentët e pavaksinuar në auditore. Ai e cilëson një vendim të tmerrshëm.

 

“Kjo s’ka të bëjë fare me drejtësinë dhe, edhe me këtë llahtarisem, që merren masa të tilla. Studentët duhet të shkojnë patjetër në universitet, në qoftë se duan të formohen. Pse duhet t’ua ndalojnë këtë?! Dhe nuk duhet të ketë detyrim për vaksinimin. Edhe në Gjermani, ç’është e vërteta, përpiqen ta vënë në jetë këtë, por nëse e bën testin, gjithsesi mund të shkosh në universitet dhe t’i dëgjosh leksionet. Por mua më duket e tmerrshme që veprohet kështu me studentët shqiptarë.”

 

Ai gjykon që edhe në Shqipëri duhet të shpërthejnë protestat kundër vaksinimit me detyrim.

 

“Të drejtat themelore të qytetarëve shkelen me pasaportën e gjelbër. Kjo nuk duhet të ndodhë në fakt dhe a fshihet një qëllim pas kësaj,  për të mbajtur në njëfarë mënyre popullin në kontroll? Po, ashtu duket, por ende mungojnë provat. Shkaqet shëndetësore unë nuk  mund t’i identifikoj, që të them se është e nevojshme  të bëhet një gjë e tillë,  prandaj edhe këtu shihet qartazi një mbireagim i shtetit ndaj qytetarëve të vet. E lashë të nënkuptohej. Qytetarët duhet të dalin në rrugë. Ashtu bënë në Francë, dje edhe në Itali, aty pati qindra mijëra njerëz në rrugë. Kështu do të duhej të bënin edhe në Shqipëri. Protestoni paqësisht kundër qeverisë dhe tregoni që qytetarët nuk pranojnë të trajtohen si fëmijë të vegjël.”

 

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë