Ish-deputetja e PS-së, Valentina Leskaj, ka ndarë lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të bashkëshortit të saj, Astritit.

Sipas ish-ministres, ai nuk mundi t’i bënte dot ballë koronavirusit. Leskaj njofton se, ceremonia mortore do të jetë private, për shkak të situatës.

“Të dashur miq sot është një ditë shumë e vështirë për mua, dy djemtë e mi Arianin, Besnikun dhe familjet e tyre. Humbëm njeriun tonë të dashur, bashkëshortin e babain model, gjyshin e dashur që nuk ja doli dot me sëmundjen e Covidit.

Për shkak të situatës ceremonia do jetë private.

Ju falenderojmë për mirëkuptimin”, shkruan Leskaj në rrjetet sociale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re