Komisioneri për Çështjet e Zgjerimit të Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, e nis sot turin e vizitave zyrtare në Ballkan me Beogradin.

Të martën, zyrtari evropian do të vizitojë Bosnje Hercegovinën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa të mërkurën do të vizitojë Shqipërinë dhe Kosovën, ka njoftuar më herët Komisioni Evropian.

Gjatë vizitës në rajon, Varhelyi do të bisedojë me zyrtarët vendas për pandeminë e koronavirusit dhe mbështetjen e BE-së në këtë kontekst, është thënë në njoftimin e KE.