Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian Oliver Varhelyi këtë të martë është takuar me presidenten në detyrë të Kosovës Vjosa Osmani në Bruksel.

Në këtë takim është diskutuar për luftën kundër korrupsionit dhe bashkëpunimin rajonal.

Várhelyi në një postim në rrjetet sociale shkruan se është e rëndësishme që Kosova të vazhdojë zbatimin e reformave të lidhura me BE, përfshirë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe bashkëpunimin në rajon, duke tërhequr përfitimet nga plani ekonomik dhe investimeve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re