Skip to content

Varianti Delta i COVID-19 vjen në Shqipëri, ja ku u shfaqën dy rastet e para

Varianti Delta i koronavirusit është konfirmuar në Shqipëri.

Panorama raporton se janë konfirmuar dy rastet e para në Qarkun e Gjirokastrës.

Mësohet se një studente e ardhur nga jashtë shtetit një ditë më parë nga fshati Asim Zeneli ka shfaqur simptoma të ngjashme dhe komplikacione të njëjtat me variantin Delta.

Ndërsa rasti i dytë është shënuar në Përmet tek një person 45 vjeçar i ardhur dhe ky jashtë Shqipërisë.

Të dy rastet trajtohen në rregjim shtëpiak dhe deri tani gjendja e tyre shëndetësore është e stabilizuar.