Bashkimi Europian i ka bërë thirrje të gjitha vendeve anëtare të ndërpresin fluturimet me vendet e Afrikës së Jugut, pas shfaqjes së variantit të ri të koronavirusit, i cilësuar nga ekspertët si “i frikshëm”.

Shumë pak dihet për variantin e ri të quajtur B.1.1.529, por shkencëtarët thonë se fakti që ka plot 32 lloje mutacionesh, e bën atë tepër “tmerrues”. Ky variant është identifikuar në Afrikën e Jugut, Botswana dhe Hong Kong, ndërsa ditën e sotme u konfirmua rasti i parë në Belgjikë.

Shkencëtarët thanë se varianti i ri ka një numër jashtëzakonisht të lartë mutacionesh, me më shumë se 30 në proteinën kryesore, strukturën që përdor virusi për të hyrë në qelizat që sulmon.

Italia, Austria, Franca, Japonia, Hollanda, Malta dhe Britania e Madhe janë ndër vendet që kanë ndërprerë tashmë fluturimet me Afrikën e Jugut.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re