Varianti i ri i Covid, me origjinë nga Afrika ka sjellë panik në të gjithë botën.

Japonia njoftoi të hënën se do të pezullojë përkohësisht çdo hyrje të shtetasve të huaj në vendin e saj, duke filluar nga e marra e  30 Nëntorit.

Duke folur jashtë zyrës së tij, kryeministri japonez Fumio Kishida tha se masat u vendosën “për të shmangur situatën më të keqe”.

“Ardhjet e reja të të huajve nga të gjitha vendet e botës do të ndalohen nga mesnata e 30 nëntorit “si një masë paraprake emergjente”, tha ai.

Kishida shtoi se masat janë të përkohshme derisa të ketë më shumë informacion për variantin Omicron.

Një person në mesin e 32 personave që hynë në Japoni kohët e fundit nga një listë aktuale e nëntë vendeve të Afrikës së Jugut që i nënshtrohen kufizimeve të hyrjes ka rezultuar pozitiv për Covid-19, tha Kryeministri. Personi kishte udhëtuar në Japoni nga Namibia.

Ministria e Jashtme e Japonisë tha se do të ndalojë hyrjen e të huajve të rinj, por të huajt me bazë në Japoni me leje qëndrimi do të lejohen ende të hyjnë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re