Virologu Taulant Muka ka qenë i ftuar këtë të hënë në emisionin e Fax News “Me Xhaxhiun”, ku ka folur për rrëzikshmërinë e variantit të ri të koronavirusit, Omicron.

Sipas Taulant Mukës, sipas të gjitha të dhënave shkencore nuk ka vend për panik deri në këto momente, pasi ky variant ende nuk përcaktohet si shumë shqetësues.

I pyetur për vendet e G7 u mblodhën me emergjencë pas përhapjes së këtij varianti, Muka thotë se kjo emergencë më shumë ka të bëjë me ecurinë e përgjithshme të pandemisë.

Duke qenë se jemi në stinën e dimrit ku qytetarët grumbullohen më së shumti në ambiente të mbyllura, Taulant Muka apelon që të respektohen masat e përgjithshme të pandemisë për të frenuar Covid-19 dhe variantet e tij.

Intervista

Omicron? Deri tani nuk kemi informacion shkencor të fortë që të na bëjë të shqetësohemi. Ka paqartësi cili është efekti i mutacioneve të proteinave të këtij virusi. Efekti mund të jetë pozitiv dhe negativ. Nuk dimë asgjë në këto momente që flasim. Informacioni tjetër jepet nga shefja e Mjekësisë në Afrikën e Jugut, që thotë se nuk vihet re simptomalogji e rënduar por ndryshe. Deri në momentin që flasim, kriteret mbi variantin e ri nuk e përcaktojnë shumë shqetësues. Nuk kemi info nëse transmetohet më shpejt. Në momentin aktual jemi në panik të pajustifikuar.

Transmetueshmëria? Cdo virus, edhe ai i gripit, ccdo vit ka një variant të ri. Një variant më shumë i transmetueshëm nuk do të thotë që do të ketë vdekshmëri më të lartë. Mund të jetë dhe e kundërta. Nuk ka vend të shqetësohemi dhe panikosemi. Një panik i tillë ishte dhe me Deltën por nuk pamë një hata të madhe. Sigurisht me dimrin këto viruse përhapen me shpejtësi më të madhe. Duhet të fokusohemi te masat e pergjithshme. Në momentin që flasim nuk ka nevojë për panik.

Mbledhja G7? Unë mbështetem te pjesa shkencore. Kemi parë shpeshherë në këto 2 vite që shkenca është keqpërdorur nga politika. Suedia sot ka një trajektore krejt ndryshe nga pjesa tjetër e Europës. Sot ka trajektorën më të mirë sepse mori masa bazuar në shkencën dhe jo politikën. Ajo që dimë është se dimri është përpara dhe njerëzit grumbullohen më shumë në ambiente të brendshme. Efekti i vaksinave ulet me kalimin e kohës. Nuk besoj se shqetësimi i madh politik ka ardhur si pasojë e variantit Omocron por nga ecuria e përgjithshme e pandemisë.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re