Deputeti i LSI, Petrit Vasili i ka drejtuar një mesazh deputetit demokrat, Oerd Bylykbashi teksa i thotë se kreu i partisë së tij, Basha e ka gënjyer.

 

Vasili shprehet se heqja e koalicioneve në 17 Maj, u bë në mënyrë që të dilte në koalicion me PDIU dhe partitë e tjera, për të krijuar kështu një pol politik që do t’i jepte mundësi Bashës të bëhej kryeministër pas zgjedhjeve.

 

“Edhe Oerdin e paska genjyer! I dashur Oerd Kryetari te ka mashtruar.

Ate nate te 17 majit Luli i hoqi Koalicionet me Ramen jo sepse LSI mund te shkonte me PS, pasi LSI e kishte garantuar hapur, qe kurre nuk do hynte me PS ne Koalicion megjithe kerkesat e panumerta te Rames, por do dilte ne nje koalicion me PDIU dhe Parti te tjera me vete, per te krijuar nje Pol politik me vete, qe mund ti jepte mundesine Kryetarit tuaj te behej KM pas zgjedhjeve

 

Por Luli ne sherbim te Rames e beri heqjen e Koalicioneve, vetem e vetem per te pamundesuar kete gje, por edhe per ti vene para faktit Aleatet e tij, qe ata te hynin ne rresht e te mos kishin alternativa te tjera.Pikerisht ata aleate, qe i kishin qendruar besnike. Beseprerje e zakonshme!!Po si mund te shpetoje ti i dashur Oerd pa u genjyer prej tij, e kunderta do te ishte nje mrekulli!!”, shkruan Vasili në rrjetin social Facebook./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re