Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili i bën thirrje SPAK të marrë nën hetim KESH dhe OSHEE. Në një postim mëngjesin e sotëm, Vasili shkruan se nuk ka krizë energjetike, por korrupsion dhe maskarallëk të qeverisë.

Sipas tij, faktet kanë dalë sheshit dhe i dinë të gjithë dhe SPAK duhet të ishte që dje në zyrat e OSHEE dhe KESH.

Postimi i plotë:

SPAK vepro, boll u fshehe, s’ka krizë energjetike, por megavjedhje shtetërore!!!

Faktet ulërijnë!!!

S’ka krizë energjetike, por korrupsion të tmerrshëm dhe maskarëllëk të qeverisë.

Qeveria do të rrisë çmimet e energjisë, për të mbuluar vjedhjen dhe plaçkitjen, që i ka bërë arkës së shtetit, që është bosh!

Qytetarët nga varfëria e tyre u dashka të paguajnë hajdutërinë e qeverisë.

Gjendja energjetike këtë vit ka qenë nga më të mirat.

Prodhimi vendas i energjisë i bollshëm si asnjëherë

Fierza ka qenë në nivele nga më të lartat në gusht.

Qeveria në vend të blente energjinë, që prodhohet në vend dhe ka çmim mjaft të lirë, blinte dhe blen energji nga jashtë shumë herë më të shtrenjtë, që të vidhte dhjetëra milionë euro me tenderat e energjisë.

SPAK faktet kanë dale sheshit i dinë të gjithë!

SPAK duhet të ishe që dje në zyrat e OSHEE dhe të KESH!

SPAK boll u fshehe!

SPAK boll mbyllë sytë!

SPAK duhet të kuptosh se po rëndon shumë pozitën tënde me mosveprimet ndaj qeverisë!

SPAK që nuk vepron po kthehesh në bashkëfajtor me Ramën dhe qeverinë dhe është vendosur kundër qytetarëve në krah të hajdutërisë qeveritare!

SPAK po punon vetëm për të ruajtur pandëshkueshmërinë e qeverisë!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re