Home SHQIPERIA Vdekja e 3-vjeçarit në Fier/ E ëma: Na gënjyen, aty ka kamera

Vdekja e 3-vjeçarit në Fier/ E ëma: Na gënjyen, aty ka kamera

0
Vdekja e 3-vjeçarit në Fier/ E ëma: Na gënjyen, aty ka kamera

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Familjarët e 3-vjeçarit që ndërroi jetë në një kopsht privat në Fier janë mbledhur sot para prokurorisë për të kërkuar drejtësi.

 

Nëna e djalit të mitur që ndërroi jetë, tregon mes lotësh se edukatorja i kishte thënë se djali ishte përmendur ndërsa më pas doktorët e kishin njoftuar se i mitur ndërroi jetë.

 

“Edukatorja më ka gënjyer, më ka marrë mua të parën në telefon më tha është mbytur me litar të bluzës, është në gjendje të mirë dhe është përmendur. Në momentin që shkova në spital, më thanë është futur në sallë të operimit, pastaj doktori më tha fëmija ka ardhur pa jetë këtu. Na thanë ka kamera sigurie, por kur shkuam nuk kishte. Djali 15 kg nuk ka mundësi të mbytej nga varësja. Kërkoj drejtësi për shpirtin e Noas tim”, tha ajo.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë