Forcat Ushtarake kanë zbarkuar këtë të premte në hotelin në Kavajë ku humbën jetën katër turistët rusë për bërjen eksperimetit.
Struktura e forcave të armatosura të specializuar për situata në rastet e sulmeve kimike që zotërojnë pajisje dhe teknologji kanë bërë eksperimetin e kërkuar nga grupi i hetimit për të dalë në një konkluzion lidhur me shkakun që i shkaktoi vdekjen turistëve.
Pas bërjes së këtij eksperimeti pritet që autoritetet të dalin në një vendim përfundimtar për vdekjen e katër anëtarëve të familjes në hotel “Gloria” në Qerret të kavajës..
Trupat e 4 turistëve në Rusi i janë nënshtruar një ekzaminimi të dytë ndërsa dyshimet se kryefamiljari ka qenë kolonel në Moskë ka përfshirë në hetime edhe agjencinë e inteligjencës,sigurisë dhe mbrojtjes, ish-shërbimi informative ushtarak.
Prokuroria e Kavajës po e heton ngjarjen për vrasje në rrethana të tjera cilësuese ndërsa pak ditë me parë tha se ka administruar dëshminë e një sërë personash që mund të kenë dijeni për ngjarjen.
…
/faxweb
