Drejtuesi i punimeve të grupit të OSSH në Memaliaj Altin Zhupa është liruar sot në sallën e gjyqit pas arrestimit dy ditë më parë me akuzën e shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë.

Arrestimi erdhi disa orë pas humbjes së jetës së Agron Manajt, 55 vjecarit elektricist i OSHEE në Tepelenë teksa ra në kontakt me linjën e tensionit të lartë gjatë një inspektimi rutinor.

Viktima ka qenë nën shoqerinë e kolegut Adriatik Hasimi dhe ky i fundit ishte i pari që e gjeti të pajetë të shtrirë përdhe.

Nisur nga provat e mbledhura nga grupi hetimor si dhe nga ekspertiza në vendngjarje e Inspektoriatit Shtetëror Teknik dhe Industrial nga Tirana, hoqi përgjegjesine direkte të Altin Zhupes por jo tërësisht pa përgjegjesi për atë që ndodhi.

Kjo u reflektua edhe në kërkesën e prokurorit Julijan Çafka i cili kërkoi masën e arrestit “Detyrim Paraqitje” çka u mbështet edhe nga kryesuesja e seancës gjyqësore Blerta Çibuku. Altin Zhupa është i detyruar të paraqitet një here ne jave në organin e akuzës në Gjirokaster derisa të çelet në themel çështja gjyqesore.

Elektriçisti humbi jetën teksa riparonte defektin, arrestohet drejtuesi i punimeve të OSSH-së

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re