Pas pesë ditësh në gjendje kome ka ndërruar jetë kryekamarieri i një kompleksi në Elbasan, i cili u godit nga një klient.

Gazment Kurmaku, 57 vjeç, ndërroi jetë në Spitalin e Traumës nga ku humbi betejën për jetën.

I gjithë debati nisi për një tavolinë të rezervuar në restorantin ku punonte ai.

Sot familja ka hapur dyert e mortit ,ndersa te aferm te tij flasin me deshperim per ate qe ka ndodhur. Njëzeri ata kerkojne drejtesi pasi autori endet i lire.

“Djalë shumë i mirë, i sjellshëm e punëtor. Doktorët ja prenë shpresën që në fillim dhe nuk ka pasur kurrë probleme të kësaj natyre. Nuk e di se cfarë u bë me autorin, ai u zhduk.

Fatkeqësi më të madhe se kjo nuk ka, se shko për të punuar dhe shkon tjetri ta vrasë. Më të rëndë e kanë dhe prindërit.

Gjithë jetën ka qenë kamarier, një njëri i mirë dhe i rregullt në punë dhe nuk e kuptoj si ka arrit deri këtu. Autori duhet kapur dhe të vihet para përgjegjësisë për këtë krim dhe të marrë dënimin maksimal”-u shprehën të afërmit.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re