Skip to content

Vdekja e zyrtarëve të PDK në Pejë/ Detaje: Kishin konflikt të vjetër, u vranë njëri me tjetrin në mbrëmjen ku duhej të pajtoheshin

Dalin të tjera detaje në lidhje me vrasjen e dyfishte të politikaneve të PDK në Pejë mbrëmjen e kësaj të mërkure.

Sikurse kishin aluduar edhe mediat, kandidati për kryetar komune në Peje Astrit Ademaj dhe ish kandidati për kryetar komune po I PDK në Decan, Blerant Kadriaj, kanë qënë të ulur bashkë në një lokal në afërsi të shkollës ekonomike në Peje. Bashkë me ta ka qënë edhe vëllai I kandidatit të Pejes, Avni Ademaj.

Mesa duket dy politikanet e PDK, Astrit Ademaj dhe Blerant Kadriaj kanë pasur një konflikt të vjeter mes tyre.

Kreu actual i Komunes së Pejes Gazmend Muhaxheri tha për mediat se miq e shokë janë përpjekur ti pajtojne, mirëpo takimi mes tyre ka përfunduar në tragjedi pasi kanë vrarë njeri-tjetrin duke përdorur armët.

Ndërkohë në gjëndje të rëndë është edhe Avni Ademaj.

Vrasja e dy politikanëve në Kosovë, zbulohen detajet e para nga ngjarja e rëndë: Dy viktimat qëlluan njëri-tjetrin

(B.V/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb