Shtetet e Bashkuara, në koordinim me Britaninë dhe Kanadanë, vendosën të hënën sanksione të reja ndaj Bjellorusisë, masë që përkon me një vjetorin e fillimit të protestave në vendin e Evropës Lindore, kundër zgjedhjeve të konsideruara gjerësisht si të manipuluara.

Por kjo solli vetëm përgjigjen e ashpër nga Presidenti i Bjellorusisë, Aleksander Lukashenko.

Gjatë një konference për shtyp, ai ka shpërthyer në publik në ofendime ndaj qeverive perëndimore.

“Vdisni bashkë me sanksionet tuaja, qenë amerikanë jeni edhe ju,” iu përgjigj Lukashenko gazetares së BBC.

SHBA dhe vendet e Europës morën vendimin për të përforcuar sansionet ndaj Bjellorusisë në disa sektorë.

Kjo do t’i sjellë humbje të mëdha ekonomisë bjelloruse, megjithatë Lukashenko ka mbështetjen ruse.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re